Pas raportimeve të fundit për rritjen enorme të çmimit të vajit kanë reaguar institucionet e vendit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur se Inspektorati i Tregut, gjatë një aksioni ka mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.
Ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë të entjen gjatë ditës, ka reaguar edhe kryeminsitri Albin Kurti.
Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit. Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë”, tha Kurti.
Më 10 mars, një litër vaj është shitur për 3.50 euro – nga më pak se 2.00 euro sa ka qenë dy ditë më parë.
Ndërkohë në Rahovec ka vijuar “gjumi i thellë” i institucioneve komunale, të cilat nuk ndërmorrën asnjë masë ndaj marketeve që abuzuan me çmimet.
Përveç çmimit të vajit, në tregun e Kosovës ditëve të fundit është ngritur edhe çmimi i bukës, miellit, derivateve të naftës, biletave të autobusëve dhe taksive. /Telegrafi/