PJESA 2 – Fakte mbi mashtrimin e AAK-së me transparencën, mbi 70 premtime të parealizuara

Në pjesën e parë të raportimit tonë kemi treguar se si ka arritur ti manipulojë AAK dhe Smajl Latifi institutet e pavarura për t’i shpallur si komuna më transparente në Kosovë me më së shumti premtime të realizuara.

Kemi treguar se si AAK dhe Smajl Latifi i kanë bërë premtimet duke i fshirë shumicën prej tyre nga faqja, e më pas janë evidentuar vetëm disda premtime që janë realizuar për t’u shpallur më pas komuna më transparente, e kemi treguar se gjendja faktike nuk përputhet me këto vlerësimë të marra.

Durim Elshani është aktivist politik opozitar i cili i ka grumbulluar këto premtime të pa realizuara nga Smajl Latifi të cilat i ka fshirë nga faqja e tij zyrtare.

Rahoveci24 ka llogaritur se janë mbi 70 premtime të parealizuara, një TOP prioritet, dhe 5 projekte të mëdha.
Kemi konstatuar se në rast se nuk do të ishin fshirë këto premtime nga faqja e Latifit, komuna e Rahovecit do të ishte ndër vendet e fundit për transparencë.

Më poshtë e keni listën e parealizuar të premtimeve nga Smajl Latifi, të faktuar:

PRIORITETI 2 kryesor për realizim:

5 Projekte të Mëdha të Pa Realizuara

DRENOC – premtimet e parelizuara

Nuk është zgjeru kapaciteti i ujit të pijës;

Nuk janë shtru rrugët fushore me zhavor;

Nuk është bërë ndriçimi publikë prej rrasave.

SAPNIQ – premtimet e parealizuara

1. Mirëbajtja e rrugës Sapniq-Fortesë nuk është bërë. Ndërsa riasfaltimi është bërë në kohën e kryetarit Vehapi.

2. Funksionalizimi i rrjetit të kanalizimit nuk është bërë.

3. Shtegu i këmbësorëve është i pa përfunduar.

4. Është shtruar vetëm një rrugë me kubëza.

5. Rregullimi dhe hapja e rrugëve fushore nuk është bërë.

6. Vendosja e ngrohjës në shkolla është bërë.

7. Zgjerimi i sistemit të ujitjes nuk është bërë.

8. As pastrimi dhe as asnjë lloj trajtimi përroit kurrë nuk i është bërë.

9. Ndërtimi i rrugës Sapniq-Ratkoc nuk është bërë.

RETI dhe RETI e ULET – premtimet e parealizuara

1. Është rregulluar vetëm i një rruge afër shkollës.

2. Mirëmbajtja e rrugëve fushore nuk është bërë.

3. Rregullimi i varrezave të dëshmorëve nuk është bërë.

4. Rregullimi i trotuarëve nuk është bërë.

5. Kompleksi përkujtimor nuk është bërë.

RETI E ULËT

Asnjë prej premtimeve nuk është realizuar.

BRESTOC – premtimet e parealizuara

1. Rregullimi i shtartit të lumit nuk është bërë.

2. As rregullimi e sigurisht as përfundimi i rrjetit të kanalizimit nuk është bërë.

3. Shkolla është ndërtuar.

4. Kubëzimi i rrugëve është bërë pjesërisht.

5. Rregullimi i rrugës për Hoqë të Madhe nuk është bërë.

6. Rregullimi i rrugëve fushore, vetëm një rrugë.

7. Ndriçimi publikë nuk është bërë.

8. Hapsira të gjelbërta nuk është bërë asnjë.

9. AMF është jo funksionale, pra, e lënë anash komplet.

10. Transporti i nxënësve nuk është realizuar.

11. Sistemi i ujitjes nuk është bërë.

CELINE – premtimet e parealizuara

1. Rrethimi i varrezave të dëshmorëve që 4 vite ende nuk është përfunduar. Po get këto rrethoja janë qaty-qaty me murin kinez për nga vëllimi.

2. Vetëm gjysma e përronjëve është pastruar. Besoj që 4 vite do të kishin mjaftuar me e pastru lumin Amazon e le mo 2 përroj në një fshat. Poashtu vetëm gjysma e ketyre përronjëve janë betonizuar dhe ky beton ka fillu me u prish ende pa përfundu mandati.

3. Ambulanca në fshat nuk ekziston.

4. Rregullimi i rrugicave me kubëza sa për sy e faqe, krejt 3 rrugica që i bjen pak.

5. Rrugët fushore nuk janë shtru as gjysma e tyne.

6. Mirëmbajtja e rrugës Fortesë -Celinë, është për marre. 4 vite ajo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe tek sivjet i ka mbulu disa gropa.

7. Kanali i kullimit Fortesë-Celinë nuk është bo.

8. Rrethrrotullimi nuk është bo.

9. Ah nxemjet në shkollë janë punu dhe ky është një projekt stratosferik, pra, për 4 vite instalimi i nxemjeve ne 4 klasë.

10. Fusha e sportit nuk është bo.

11. Objekti afër shkollës nuk është prekur kurrë prej se është ndërtu.

NAGAVC – premtimet e parealizuara

1. Rregullimi i shtratit të lumit nuk është bërë.

2. As rregullimi i kanalizimit dhe as kolektori i ujërave të zeza nuk është bërë.

3. Zgjerimi i rrjetit të ujitjes nuk është bërë.

4. Asnjë rrugicë nuk është rregulluar.

5. Ndriçimi publikë nuk e përfshinë të gjithë fshatin.

6. As Rregullimi i oborrit dhe as fusha sportive nuk është bërë.

7. Rregullimi i ngrohjës në shkollë është bërë.

RAHOVEC – premtimet e parealizuara

1. Problemi i kullimit të ujrave natyral nuk është zgjidhur në komunën e Rahovecit.

2. Krijimi i zonës ekonomike nuk është bërë.

3. S’ka zonë turistike as në pjesën fushore dhe as në atë malore (përveç maja e shkodranit). Me u shpreh në gjuhën e z. Latifi, i bie qe kemi deshtim total nga neglizhenca dhe injoranca e qeverisjes në Rahovec.

4. As plane, as rregullime urbane nuk janë bërë.

5. Pamjen e vjetër arkitekturore të qytetit mundeni me e pa vetëm në ndonjë fotografi, se në realitet kryetari Latifi nuk ka bërë asgjë për këtë. Edhe ky premtim i PArealizuar.

6. Po ashtu premtoi komunë me infrastrukturë moderne, nuk e bëri.

7. Sot, Qendrat e Mjeksisë Familjare nuk kanë mjek, pra, nga premtimi për shërbime më të mira shëndetësore në munges të mjekve për shërbime shëndetësore.

8. Për Arsim: infrastruktura në shkolla edhe ndertimet e reja nuk i plotesojne kushtet per persona me nevoja te veçanta; Shumica e shkollave nuk kane dalje emergjente; Në disa shkolla nuk ka sallë të mësuesve, nuk ka zyre administrative; Pastaj mungesa e laboratoreve dhe kabineteve për lëndë të ndryshme, mungesa e bibliotekave. Të gjitha këto mungojnë në shumë shkolla. Këtu vlenë të theksohet se në qytetin e Rahovecit nuk ekziston asnjë sallë e leximit e përshtatshme.

9. Në aspektin kulturor ka premtuar themelimin e teatrit të qytetit por nuk e ka bërë. Për më keq, në shtëpinë e kulturës i ka zëvendësuar dërrasat me laminat.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.