PJESA 1 – Si mashtroi AAK institutet për t’u shpallur “komuna më transparente”

Ka vendim për shkarkim të një drejtori që nuk e ka zbatuar.

Ka pretendime nga inspektori për kërcënim nga vet ai.

Por, kryetari i komunës së Rahovecit nuk i bëhet vonë, manipulimin e ka kompletuar në raport me institutet e ndryshme që pa dijeninë e situatës reale në teren kanë rënë në lajthitje për ta shpallur kështu komunën e Rahovecit si komunën më tranparente dhe më top performuese.

Me këtë rezultat krenohet Smajl Latifi, por gjendja në terren mbetet e rëndë.

Por, si është e mundur që Rahoveci të shpallet komuna më transparente nga institutet e ndryshme dhe situata të jetë krejt ndryshe në realitet – e kemi rastin e fundit të skandalit të Avni Morinës dhe pafund gjëra tjera?

Manipulimi me premtimet

Në fushatën e vitit 2017 AAK më kandidatin e tyre për kryetar Smajl Latifin publikuan një program, i cili tash nuk është më i qassshëm për qytetarët. Në atë plan-program ka pasur një varg premtimesh veç e veç për fshatra dhe për punë në qytet, që nuk  janë realizuar asnjëherë.

Pasi arriti qëllimin për të triumfuar në zgjedhjet, programin me premtime elektorale AAK dhe Smajl Latifi e kanë fshirë nga faqja zyrtare e hapur për qëllime të fushatës.

Në faqen zyrtare të komunës ata lanë përqindje të vogël të këtyre premtimeve, në mënryë që të vënë në lajthitje institutet e ndryshme e Rahoveci të shpallet komuna transparente.

Një plan që pati sukses, ndërkaq praktika e njëjtë po ndiqet edhe në këto zgjedhje me faqen zyrtare të kandidatit të AAK-së që ka të listuar një varg premtimesh megalomane të cilat premton se do t’i realizoj e që ndoshta do t’i fshijë në rast se fiton.

Fshatrat morën premtime që kurrë nuk u realizuan

Fshatrat e komunës së Rahovecit morën premtime për investime të fshatrave të tyre që u përfshinë në kuadër të premtimeve të Smajl Latifit.

Këto premteime me të fituar Smajl Latifi janë fshirë nga faqja zyrtare e tij dhe nuk figurojnë më aty.

Këtë e vërtetojnë edhe banorë të fshatrave që për Rahoveci24 kanë konifrmuar largimin e premtimeve nga faqja e Latifit, të cilit institutet nuk ja llogaritën të gjitha premtimet e fushatës, por vetëm ato premtime pasi i ka fshirë nga programi premtimet origjinale nga fushata.

Gjendja faktike

Fshatrat që morën premtime nga Smajl Latifi nuk ju përmbushën premtimet e bëra.

Njëjtë situata është edhe në qytet. Si është e mundur që të shpallet komuna më transparente një komunë me mungesë zhvillimi dhe e demoluar totalisht nga rrugët e deri te fshatrat periferike?

E vetmja arsye është manipulimi me premtimet në të cilat kanë rënë në lajthitje institutet e ndryshme të cilat kanë shpallur Rahovecin si komunën më transparente.

Si mund të shpallet komuna më transparente një komunë e cila ka një drejtor Arsimi me dhjetëra denoncime nga mësimdhënësit e komunës dhe që ka një vendim nga insperktorati për shkarkim, të cilën nuk e zbatoi “kryetari më transparent”?

Si është e mundur që të jetë Smajl Latifi një kryetar transparent kur heshti për planin dinak të autostradës nga Ramush Haradinaj e Pal Lekaj? Ai injoroi mbi 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Rahovecit? Heshtja është aprovim.

Si është e mundur që këto institute nuk morën parasysh fillimin e projektit në mes të qytetit pa asnjë shpjegim duke vonuar rreth një vit rregullimin e këtij projekti ku falimentuan disa biznese? Për këtë projekt të ujërave atmosferikë nuk kishte as leje ndërtimi kur filluan punimet?

A do bënte kështu një kryetar më transparent i një komune normale?

Natyrisht që jo. Në top kryetarët transparent pas Smajl Latifit është edhe Agim Bahtiri i VV-së.

Por, Bahtiri mori ditë më parë letrën e falimentimit të Mitrovicës nga Ministria e Financave. Për çfarë transparencë po flitet?

E për të qenë edhe më korrekt me militantët e AAK-së, mjaftojnë që të shikojnë Suharekën. Komuna fqinje që drejtohet nga Bali Muharremaj u zgjedh në pjesën e dytë të kryetarëve më transparent, por Suhareka është në top 5 komunat më të zhvilluara në Kosovë me hov të madh të punësimit e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor.

Një prej instituteve e ka shpallur kryetarin më transparent kryetarin e Rahovecit për shkak të transparencës me tenderë.

Hiq më larg se disa muaj më herët Kallxo.com raportoi se si një njeri i afërt i kryetarit me ndërmarrjen e tij mori 12 tenderë, kurse projektet më të mëdha si kolektori i merr një kompani e vetme, e njohur për qytetarët e komunës së Rahovecit.

Smajl Latifi vulën e anti-transparencës ja vuri mediave kur shpalli tender për përcjellje të seancave të Kuvendit Komunal, ku në tender kushti kryesor ishte që të media të jetë agjenci. Cila media lokale është agjenci? Asnjëra. Por, Kosovapressi është andaj, Kosovapressi fitoi tenderin si agjenci, falë miqësisë së vjetër të kryetarit Latifi me pronarin e Kosovapressit e pikërisht Latifi për skandalin me Avni Morinën i dha intervsitë vetëm këtij mediumi – që paguhet nga komuna e Rahovecit dhe jo mediave tjera që i kërkuan prononcim, çka është antipod i transparencës. Me një kriter u diskualifikuan të gjitha mediat lokale.

Manipulimi me insititutet po ndikon që kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së të bëjë fushatë, por mediat lokale nuk do të lejojnë një manipulim të tillë të hapur.

Rahoveci24 do të publikojë serinë e premtimeve që nuk i mbajti Smajl Latifi dhe që nuk janë llogaritur fare nga institutet që shpallën komunën e Rahovecit komunën më transparente e që po ndikon në manipulimin e masës, kryesisht militantëve të AAK-së.

Ekskluzivisht premten publikojmë Pjesën 2 të manipulimit me transparencën ku do të zbulojmë premtimet e Smajl Latifit nga 2017 të cilat u fshinë dhe nuk u llogaritën fare nga institutet e po ashtu do të paraqesim çka është realizuar aty ku ka bërë ato premtime AAK.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.