Pista Demiri viziton KF Rahovecin para barazhit: Stadiumi s’do mbetet si palestra

Kandidatja për deputete nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Beatrisa Pista Demiri, ka vizituar stërvitjen e KF Rahovecit para ndeshjes historike ndaj Lugut të Baranit, ku ajo edhe vendosi të nisë zyrtarisht fushatën.

Ajo përgëzoi legjendarin Fadil Vuçitërna për punën dhe u uroi fat lojtarëve duke u shprehur e sigurt se ata do ta fitojnë ndeshjen e të martës për barazh ndaj Lugut të Baranit, ndeshje historike për të ardhmen e klubit.

Ndryshe ajo shtoi se do të përkujdeset nëse zgjidhet deputete që renovimi i stadiumit të bëhet siç i ka hije me standardet e FIFA-s dhe UEFA-s e të mos mbetet peng sikur palestra.

Postimi i Pista Demirit në Facebook:

IMG_9234 IMG_9235

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.