Përurohet parkingu dhe hapësirat gjelbëruese në qytetin e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi me bashkëpunëtor dhe qytetar , sot kanë bërë prerjen e shiritit të projektit për krijimin e hapësirave gjelbëruese me parking, në mes Shoqatës së Gruas ” Hareja”.

Projekti i krijimit të hapësirave gjelbëruese me parking, ku gjendet edhe një park për fëmijë, buxhetit të komunës i ka kushtuar 12.770 euro, dhe sipërfaqja e hapësirës gjelbëruese me parking është 740 metra katrorë.

Në lidhje me dy projektet e realizuara nga buxheti i komunës fjalë falënderuese kanë shprehur edhe banorët Burim Jupa dhe Nisrete Sokoli, ndërkaq qytetarët të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e prerjes së shiritit i premtuan kryetarit Vehapi, se maksimalisht do të përkujdesen dhe do ta ruajnë hapësirën gjelbëruese.

Po ashtu nga buxheti i komunës i është ndërruar kulmi i njërës nga ndërtesat e cila gjendet përballë Shoqatës së Gruas “Hareja”,.

Deri të ndërrimi i kulmit ka ardhur pasi që viteve të fundit ka paraqitur problem për banorë, të cilit banojnë në këtë ndërtesë. Realizimi i projekt të ndërrimit të kulmit kap vlerën e 9.800 mijë euro./Rahoveci24/
image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.