Me tubime përkujtimore, u shënua sot shtatëmbëdhjetë vjetori i vrasjes dhe masakrimit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.
Në tubimet përkujtimore morën pjesë Idriz Vehapi, kryetari i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Ramadan Hoti, nënkryetari Komunës së Gjakovës familjarë të të rënëve dhe zyrtar të OVL e UÇK-së dega në Rahovec.
Në fjalën e tij të mbajtur në tubimet përkujtimore në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë , kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, tha se “tubimet përkujtimorë e forcojnë kujtesën tonë kolektive për historinë tonë kombëtare .
Përkujtimi i të kaluarës sonë historisë sonë , na obligon nxjerrjen e mësimeve nga historia dhe forcon vullnetin tonë për të punuar me shpirt e ndërgjegje për vendin tonë , që tragjedi si kjo të mos ndodhin më në vendin tonë.
Në këto rrethana , kur ne kujtojmë në këtë kohë , çdo vit këto masakra , do të përkujtojmë këto ngjarje jo vetëm për veten tonë , kombin tonë , por edhe t’u kujtojmë kriminelëve serbë historinë tragjike të çmendurisë së politikës së shtetit të tyre,
Në tubimet përkujtimore të organizuara nga kryetarët e këshillave të fshatrave foli Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, i cili tha se “janë zhvilluar beteja të lavdishme, beteja këto të cilat janë shënuar në analet e luftës së UÇK – së, ku edhe kanë rënë shumë dëshmorë, po ashtu kanë rënë edhe Martirët të cilit sot i përkujtojmë“.
Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë 69 Martir, kurse në fshatin Brestoc janë vrarë 5 dëshmorë dhe 49 Martir, ndërsa në fshatin Celinë, janë vrarë 75 Martir të cilët sot u përkujtuan për të shtatëmbëdhjetën herë.