Përkujtohen 241 martirë të masakruar në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit

Në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit sot u mbajt tubim përkujtimor për përkujtimin e 241 martirëve të vrarë dhe të masakruar me datë 25,26,27 mars të vitit 1999.

Në tubimin përkujtimor të organizuar nga këshilli i fshatit Krushë e Madhe morën pjesë Idriz Vehapi, me bashkëpunëtor, Preng Gjetaj nga Komisioni i të Pagjeturve, Avdullah Hoti Ministër i Financave dhe banor Krushjan dhe të fshatrave përreth.

640x74

Selami Hoti kryetar i fshatit Krushë e Madhe, në fjalën e tij tha se sot jemi mbledhur në këtë vend të shenjtë dhe historik, për të kujtuar rrugën e gjatë të lirisë, jemi këtu për të kujtuar luftën dhe sakrificën sublime të martirëve Krushjan të cilët para 18-vjetve ranë në altarin e lirisë. Nuk ka vend në Kosovë që nuk është derdh gjak për liri, nuk ka pëllëmbë toke që nuk është larë me gjak të bijave dhe bijve tanë, por Krusha e Madhe e pagoi shumë shtrenjtë sepse për dekda të tëra nuk kishte rreshtur së vepruari. Me 25,26 dhe 27 mars të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 241 qytetar 206 dhe 35 të tjerë të fshatrave Xërxe, Retijë, Opterushë, Zoqisht, Carralevë dhe nga Komuna e Prizrenit.

Një fjalë rasti në tubimin përkujtimor mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i cili para të pranishmëve ka thënë se ne paguam çmimin e lartë të lirisë, sidomos atëherë kur armiku shumëvjeçar po bënte përpjekjet dëshpëruese për pushtimin e tokave tona. Kur kjo ëndërr e tyre po përfundonte, ata na i vranë fëmijët e burrat, na larguan nga shtëpitë dhe na i dogjën ato. Për më tepër na lanë shumë varre të hapura dhe ne vazhdojmë ti kërkojmë më të dashurit tanë që ti kthejmë të pushojnë përjetësisht në tokën për të cilën ranë.

Ne ende vazhdojmë të kërkojmë Ukshin Hotin që biografisë së këtij intelektuali të madh Krushjan ti japim një epilog. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari, por ndërkohë do të punojmë shumë që ta zhvillojmë vendin tonë , për fëmijët tanë dhe për tu ndjerë më mirë përballë kujtimeve dhe emrave të atyre që këtij vendi i falën jetën.

Preng Gjetaj, nga Komisioni i të Pagjeturve ka thënë se ka kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare atë që ndodhi në Krushë të madhe ta njeh si gjenocid.

perkujtim 1

perkujtim 2

perkujtim 3

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.