Përfundon krosi, Besfort Merxha dhe Qefsere Pajaziti dolën të parët (Foto)

Ka përfunduar krosi për nder të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kros fitues në konkurrencë të meshkujve doli Besfort Merxha. Vendi i dytë i takoi Besart Sokolit dhe i treti Hidajet Haxhimustafës.

Në konkurrencë të femrave fitoi Qefsere Pajaziti, vendi i dytë i takoi Sellma Mustafës dhe vendi i tretë Aliss Tarës.

Çmimet u ndanë nga profesorë dhe drejtori i KRS, Gardalin Shtavica. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.