Nga 17-19 maj në shtëpinë e Kulturës Mensur Zymeraj Rahovec u mbajt festivali i muzikës klasike për talentet e rinj “Do, Re, Mi-Unë dhe Ti”, organizuar nga shkolla e muzikës “Faik Sylka”, dhe Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport i Komunës së Rahovecit.
Festivalin e hapi drejtori i këtij festivali Naser Dula dhe mysafir nderi Zhani Ciko, mjeshtër i madh. Z. Dula tha se ngjarje të tilla nuk janë të shpeshta në Rahovec, prandaj meritojnë vëmendjen e publikut dashamirës të muzikës klasike. Ndër të tjera ai falënderoi drejtorinë për Kulturë në Rahovec që ndihmoi në organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe kulturore, që ju dedikohet krejtësisht gjeneratave të reja.
I pranishëm në natën e parë të Festivalit ishte kompozitori i njohur shqiptar Zhani Ciko, i cili përgëzoi organizatorët për këtë fillim të ri në Rahovec, duke inkurajuar që kjo traditë të vazhdojë, sepse muzika shëron dhe fisnikëron shpirtin. Po ashtu Ciko tha se festivale të tilla ndihmojnë në afirmimin e talenteve të reja dhe kjo është shpresëdhënëse për të ardhmen e muzikës klasike në Kosovë.
Fjalë rasti mbajti edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, i cili shtoi se mbështetja për këtë festival ka ardhur si rezultat i dëshirës gjithnjë në rritje të artdashësve në Rahovec për këtë lloj muzike, ku ideja dhe iniciator për këtë festival ishte i Prof. Naser Dula, nje artist me renome ndërkombëtare, ku ne Prishtinë organizon vite me radhe edhe festivalin e kitarës. “Ne po ju hapim një dritare të re rinisë së komunës tonë, por edhe më gjerë, pasi që këtu do të prezantohen artistë të rinj nga të gjitha trojet shqiptare. Prandaj, do të kujdesemi që mbështetja të vazhdojë dhe të rritet”, tha drejtori z.Gardalin.
Nata e parë e festivalit
Në natën e parë të Festivalit u prezantuan shkollat e muzikës “Faik Sylka” në Rahovec
Artistë të rinj nga Tirana, shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” nga Prizreni dhe shkolla e muzikës nga Gjilani. Festivali vazhdojë edhe dy mbrëmje, ndërsa organizohet nga shkolla e muzikës “Faik Sylka” në Rahovec dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Programi filloi me një fëmijë shume te talentuar në violinë nga Tirana,
Rashan Bryant, shqiptaro-amerikan. Prof. Zhani Ciko, shoqëruar në Piano nga Prof. Rudina Ciko. Ky talent e mahniti publikun, ku duartrokitjet ishin shumë të theksuar.
Më pas u paraqit Orkestra e Shkollës Muzikës “Faik Sylka”, “Romanza “ Ork. Dafina Zeqiri Nushi, “Scarborough Fair (Old English Song)”, e udhëhequr nga Prof.Naser Dula. Kaltrina Berisha, violinçelo, Jeta Gerqari , flautë (mësimdhënëse e shkollës). Altin Selmancena, piano, Erion Dula, piano, prof Emir Mullaavda, Ardit Gashi, Leona Deliu, prof. Fatmir Pista. Kuarteti i klarinetave: Edvin Selmancena, Edvin Mullaliu, Dren Zhuniqi, Bleart Pista klasa klasa e prof. Malbora Krajku. Kjo shkolle e re e formuar para katër vjetësh, por ka aftësuar shumë talent të rinj fal punës së palodhshme të mësimdhënësve të saj.
Ne vazhdim programin e pasuruan talentet e Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni”, nga Prizreni ku kanë perfomuar në mënyrë virtuoze.
Zgjim Gollopeni-piano klasa Prof. Ganimet Mrasori
Jeta Kryeziu-piano klasa Prof.Besarta Guri Bobaj
Eda Kantarxhiu-flaute klasa Prof.Nora Rema Alishani
Vlera Kryeziu-piano klasa X-prof. Arbnor Krasniqi
Shkolla e Muzikes GJILAN
Kaon Ibrahimi – Piano,Anila Aliu klasa Prof. Visar Osmani
Urim Toska – Kitare klasa Prof. Drilon Coqaj
Lundrim Rexha & Selim Shabani – Klarinet klasa -Prof.ArsimAdemi
Të gjithë këto talentet e shkollave që kanë interpretuar vepra nga kompozitorët botëror të muzikës klasike dhe kompozitorëve shqiptarë deri në fund të koncertit duartrokitjet nuk munguan. Dhe në fund prof. Naser Dula, menaxher i shkollës së muzikës “Faik Sylka”, i ndau mirënjohje për pjesëmarrjen kompozitorit Zhani Ciko, mjeshtër i Madh, i cili e falënderoj shumë për prezencën e tij, ku e madhështoi festivalin.
Nata e dytë e Festivalit
Në natën e dytë të festivalit u prezantua shkolla e muzikës “Çesk Zadeja”, Ferizaj .
Pranvera Cakolli –Flaut klsa- Prof.Ardite Lubishtani
Erblina Vata – Kitare – klasa Prof. Bardhyl Abazi
Blenda Qorri – Perkusion-Valle klasa – Prof. Kenan Bytyqi
Elonida Elezi-Piano- klasa Prof. Rinor Aliu
Orges Isufi- Piano – klasa Prof. Mustaf Llamallari
Talentet e kësaj shkolle kanë disponuar publikun në sallë me një perfomancë të shkëlqyer në instrumentet muzikore. Me pas u prezantuan edhe nxënësit e
shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”, nga Peja.
Dita Gjuka , Piano , klasa Prof. Zana Basha
Leufat Buquku , Violine Prof. Eris Opari
Rea Regjiqi Flaute klasa Prof. Besa Shala
Edhe këta talentet e rinj të kësaj shkolle ishin po ashtu shumë virtuoz në instrumentet e tyre muzikore, ku publikut i sollën një emocion të veçantë.
Ne kuadër të festivalit është mbajtur edhe Master Clas për Piano nga Prof.Vlora Baruti dhe Prof.Agron Shujaku, ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollës së muzikës “Faik Sylka”, Rahovec.
Ne natën e tretë të Festivalit erdhi për vizitë ambasadori i Shqipërisë, duke i dhënë zotimit Drejtorit të Festivalit prof. Naser Dulës për përkrahjen e tij për talentët e Shqipërisë, duke qenë pjesëmarrës edhe në festivalet tjera me radhë dhe uroji që ky festival për talentë të rinj të bëhet tradicional.
Nata e tretë e festivalit
Nata e tretë e festivalit fillo me këto Shkolla:
Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Prishtinë
Jona Dërguti, klasa . Prof.ArtemidaQarri Haxhiaj
Amar Munoglu klsa, Prof. Besim Gashi
Dea Bajrami-piano , Prof. Pranvera Hoxha Bryma
Vesa Berisha,piano”,klasa prof. Syzana Jakupi
Artida Bakija dhe Anika Berisha , Prof. Igballe Çitaku
Arsim Gashi, violin, Klasa, Prof. Rahmi Ymeri
Shkolla e Muzikes “Dëshmorët e Lirisë”, Shqipëri
Dojna Luka & Xhorxhia Beqiraj Violonqelo – klasa , Prof.Estela Jaho
Ana Bici ,Violine klasa Prof. Enjtola Vika
Kristel Gjikolaj , Violinq klasa -Prof. Estela Jaho
Percjellur ne Piano nga Marinela Bregu.
Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko”, Mitrovicë
Risa Qitaku-Piano klasa-Prof.Endi Abrashi
Engjell Haxhikadrija klasa – Prof. Leonora Bekteshi
Milot Mehmeti Kitare klasa Prof.Vejsel Abdurrahmani
Të gjithë nxënësit e këtyre shkollave të muzikës të natës së tretë të festivalit kanë interpretuar në instrumentet muzikore në një mënyrë të shkëlqyer, ku publikun e kanë mahnitur, dhe vëmendja e publikut ishte në çdo vepër muzikore, duke e shijuar me ëndje interpretimet e tyre. Në fund të programit i gjithë publiku janë ngritur në këmbë duke respektuar të gjithë pjesëmarrësit e festivalit, ku tre ditë me radhe e kanë kënaqur publikun rahovecian.
Publik për tre netët e Festivalit ishin nxënësit e shkollave të qytetit të Rahovecit, Sh.F. Bekim Sylka. Isa Boletini dhe Sh.f.Ardhmeria, ku kishin ardhur të organizuar nga drejtorët e këtyre Shkollave.
Në fund të programit artistik jane shpërndarë mirënjohje nga drejtori i festivalit Prof. Naser Dula së bashku me drejtorin e Kulturës Z.Gardalin Shtavica, ku mirënjohjet i Shkuan Drejtorëve të Shkollave të Muzikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Shkollave Fillore të qytetit të Rahovecit.