Peja-Trepça pa interesim, Ylli–Rahoveci mbushin tribunat – Rregullojeni palestrën dreqi e marrtë!

Në Prishtinë janë duke u zhvilluar ndeshjet e Final Four-it të kupës në Kosovë

Interesimi për të parë një ndeshje, që sipas cilësisë konsiderohet e rëndësishme, si Peja – Trepça është mjaft i vogël, përkundër që një ndeshje miqësore e zhvilluar mbrëmë në Suharekë ka shikueshmëri më të madhe, transmeton Koha.net.

Golden Eagle Ylli ka luajtur në palestrën “13 Qershori” në Suharekë kundër Rahovecit, që po udhëhiqet nga ish-basketbollisti Valentin Spaqi, të cilën e ka fituar. Por aty mund të shihet se sa ka pasur interesim që të ndiqet ndeshja.

Palestra “13 Qershori” ka qenë e mbushur edhe gjatë sezonit të kaluar, duke përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Dhe dreqi e martë!!! Pas tetë vitesh pritje se po ndërtohet palestra, pas tetë vitesh zvarritje për interesa personale të faktorëve politikë – a nuk mjafton edhe kjo ngritje, ky revolucion sportiv në Rahovec që të përfundohet palestra?

Me neve po çuditet për së miri e mbarë Kosova, andaj është koha që kjo palestër, të kompletohet. Po, dreqi e marrtë sepse është tepruar kjo punë! /Rahoveci24/
rahoveci 1

rahoveci 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.