Pas Kadri Veselit, edhe Ramushi gjunjëzon rivalët me tubim madhështor (Foto)

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj ka folur edhe për Rahovecin. Thotë se me prodhimet e këtij vendi do të mbushën sofrat e Kosovcës.
U zotua se do të punojnë bashkë për të gjitha. Haradinaj kërkoi votën e rahovecianëve duke iu premtuar se t’i dal krahë bujkut të Rahovecit, bujkut të Kosovës.

Postimi i plotë:

Prodhimet e Rahovecit do t’i mbushin sofrat e Kosovës!

Njerëzit e vyeshëm dhe toka pjellore e kësaj komune, meritojnë mbështetje shumë më të madhe nga shteti. Qeveria jonë, qeveria në ardhje e garanton këtë. Do t’i subvencionojmë bujqit dhe do t’i mbështesim kulturat agrare të kësaj treve.

Do të rrimë afër njëri-tjetrit dhe kemi me punuar bashkë për të gjithat. Për politikat, legjislacionin dhe veprimet konkrete që duhet të merren në mënyrë që ta zhvillojmë bujqësinë, ta mbrojmë e promovojmë produktin vendor – bereqetin e Kosovës.

Prodhimet e Rahovecit do t’i mbushin sofrat e Kosovës. Prodhimet e Rahovecit do ta pushtojnë sërish tregun e jashtëm, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Atë që ia ka dhënë Zoti kësaj zone dhe këtyre njerëzve, neve na mbetet ta mbështesim fuqishëm.

Nuk kemi detyra tjera, përveq se me iu shërby dhe mbrojtë interesat e qytetarëvë të vendit tonë. Dhe do ta bëjmë këtë. Zotohemi!

Më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën, që pa vonesa t’i dal krahë bujkut të Rahovecit, bujkut të Kosovës.

#KohapërFillimineRi!

RH

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.