Djali i Rahovecit, Muharrem Vuçitërna, që të gjithë e njohim si Muki, pas shtatë ditëve në koma, i është kthyer vetëdija dhe ndodhi kjo pikërisht në vizitën e familjes së tij që mes shumë përpjekjesh arriti të shkojë në SHBA.
Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte gjësende nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë një kahore u godit prej një veture që po drejtohej prej një femre ende të panjohur, duke e shtypur Muharremin në mënyrë tronditëse dhe duke ja rrezikuar jetën.
Mjekët në SHBA bënë ç’mos ta shpëtojnë Mukin, dhe ata ja dolën, e pas shtatë ditve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.
Ndodhi jo pikërisht në vizitën e familjarëve të tij të ngushtë, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-ve që të vizitojnë djalin e tyre, e lumturia shihet në fytyrat e të gjithëve pas rastit tragjik që ndodhi, epilogu i të cilit ka mundur të jetë edhe më i tronditës.
Muki vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pasi që këmba e tij e cila u shtyp në përplasjen mes dy veturave rrezikon të infektohet dhe ai pritet që t’u nënshtrohet së paku edhe 7 operacioneve të cilat janë secili më i kushtueshëm se tjetri.
https://www.gofundme.com/help-muki-fight-through
/Rahoveci24/