Pa Nixhën, KB Rahoveci humbë nga Prishtina, minuta për Mullabazin, Metbalën dhe Deliun

KB Rahoveci ka pësuar humbje të thellë me rezultat 67-114 nga kampioni i Kosovës, Prishtina, në një duel që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku Rahoveci ishtë në cilësinë e vendasit. Ndeshja nuk u luajt në Suharekë, ashtu siç nuk do të luhet asnjë duel tjetër si vendas deri në fund të sezonit.

Në këtë duel nuk ishte fare në stol Jeton Nixha, i cili pas gabimit teknik që mori shrytëzoi kohën për të pushuar dhe për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Yllit që është e rëndësisë vitale për qytetin e që luhet të dielën nga ora 17:00 në Gjakovë.

Të dyja ekipet u paraqitën me përbërje të vjetra, pasi kjo ishte ndeshje e mbetur nga gjysmë sezoni i kaluar, që do të thotë se ekipet nuk luajtën me përforcimet e bëra gjatë janarit.

Në këtë takim pushoi Besnik Sharku, i cili luajti vetëm 13 minuta dhe u mbajt i freskët për duelin ndaj Yllit, teksa në këtë takim më i miri te Rahoveci ishte Muhamed Hasani me 29 pikë, kurse 19 pikë shtoi edhe Mustafë Mervoci.

Te Prishtina shkëlqeu superylli Drilon Hajrizi me double double prej 23 oujësg e 11 kërcimesh për 36 minuta lojë, teksa Hinds shtoi 24, Fisnik Rugova 21, Rinor Peci 19, Edmond Azemi 16 pikë she Granit Rugova 11 pikë.

Ndeshja e ardhshme dhe më e rëndësishme këtë sezon në Superligë që duhet patjetër të fitohet është ajo ndaj Yllit të dielën në Gjakovë nga ora 17:00 ku klubi ka nevojë për përkrahjen e gjithë qytetit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.