Ndeshja e katërt finale e titullit solli shumë prapaskena dhe reagime edhe pas ndeshjes së zhvilluar në tempullin mitik, “Mizahir Isma”.
Prishtina u shpall kampione pasi ndeshja u ndërpre nga tensionet e shkaktuara prej gjyqtarëve.
Megjithatë reagime të shumta pati edhe pas takimit, e ndër deklaratat më skandaloze ishte ajo e presidentit të KB Prishtinës, Blerand Stavilecit i cili nuk ka fyer publikun duke u treguar arrogant për të arriturat e tij.
Deklarata e Stavilecit nxiti reagime
edhe nga bashkpartiakët e tij në Rahovec, të cilët e kritikuan për gjuhen e përdorur.
Nuk kaloi shumë kohë dhe reagoi edhe zv. Presidenti i KB Rahovecit, Fidan Rama, i cili ironizoi me Stavilecin, duke thënë PA MODESTI, se fitoi një ndeshje personale basketbolli.
Rahoveci është fituesi më i madh i këtij edicioni e spektakle dhe sukses historik, e më meritor për angazhimin e tij ishte Fidan Rama.
Më poshtë reagimet: