Njerëzit më të gjatë janë më të lumtur se të shkurtët

Sipas studimit të publikuar në revistën “Economics and Human Biology”, njerëzit më të gjatë janë më të lumtur se të shkurtët dhe bëjnë jetë me më pak brenga.
Udhëheqësi i ekipit hulumtues, Angus Daeton, nga Princeton, me pjesëmarrësit ka zbuluar që ekziston lidhja në mes gjatësisë dhe lumturisë.

Hulumtuesit kanë përdorur shkallën prej 0 deri 10 për të matur kënaqësinë e njerëzve me jetën e tyre. Në vazhdim këto rezultatet i kanë krahasuar me gjatësinë e njerëzve të intervistuar.

Duket që meshkujt, gjatësia e të cilëve shkon prej 1,77 metra e më gjatë janë më të kënaqur me jetën sesa meshkujt që nuk e arrijnë këtë gjatësi, transmeton Koha.net. Arsyeja është që meshkujt më të gjatë kanë të ardhura më të mira dhe arsimim më të mirë, pohon studimi.

Te femrat puna është kështu: ato janë shumë më të lumtura se meshkujt, por dallimi në gjatësi nuk luan rol të rëndësishëm.

Hulumtimi nuk ka prekur vetëm raportin në mes gjatësisë dhe kënaqësisë, por edhe emocioneve dhe gjendjes shpirtërore. Pra “gjigantët” kanë tendencë të thonë që janë të gëzueshëm dhe të lumtur.

Përndryshe, njerëzit e gjatë edhe më pak shqetësohen rreth problemeve. Çka nuk është rasti për femrat që kanë figurën e manekines. “Megjithatë, stresi dhe zemërimi më parë do të shfaqen te njerëzit e gjatë sesa te të shkurtët”, shpjegon Daeton.

Nuk mund të shmanget aspekti psikologjik. “Nuk ka lidhje direkte në mes të ardhurave dhe lumturisë, siç tregojnë shumë studime. Por duket që ekziston një lidhje në mes lumturisë dhe gjatësisë së njeriut, dhe gjatësisë dhe të ardhurave”, thekson psikologu Collin Grill.

“Nëse i shikojmë me kujdes të dhënat, del që njerëzit më të gjatë nuk janë domosdo më të lumturit. Ekziston një gamë e caktuar e gjatësisë për të cilën ka rëndësi kjo tezë, dhe ajo është deri në 195 centimetra”.

Përmbi këtë gjatësi njerëzit e japin përshtypjen e bizares dhe jeta mund të bëhet shumë më komplekse kur jeni të detyruar të ulni kokën edhe gjatë kalimit nëpër dyert më të zakonshme.

“Gjatësia është e rëndësishme për shkak të arsyeve të ndryshme.”, shton shkencëtari. “Kur lindim jemi më të shkurtër se personat që shqetësohen për ne dhe të cilët i konsiderojmë autoritete. Kështu raporti i fuqisë nuk ndryshon”.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.