Nënshkruhet kontrata për mbajtjen e Final 8 të Kupës së Kosovës në Rahovec – shpresohet në përfundimin e palestrës

Është nënshkruar kontrata mes KB Rahovecit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për mbajtjen e Final 8 të Kupës së Kosovës, gara më e madhe e basketbollit në vend.

Nënshkrimi u bë nga kryetari i klubit, Bekim Hoxha dhe sekratarja e FBK-së, Elvira Dushku, ndërsa prezent ishte edhe drejtori sportiv, Alban Rama.

Në prezencë të mediave u bë nënshkrimi i kontratës nga FBK, ku federata kërkoi edhe një herë nga qeveria dhe komuna e Rahovecit që të përfundojnë në kohë palestrën për mbajtjen e kësaj gare

Më tej FBK shtoi se interesimi është që në këtë palestër të zhvillohen edhe ndeshjet e kampionatit evropian U20 në basketboll vitin e ardhshëm.

Ky është lajmi më i madh për Rahovecin në vitet e fundit, por vështirë se gara mund të mbahet duke parë ecurinë e punëv në palestër.

Megjithatë, ekziston shpresë për përfundimin e palestrës në kohë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.