Në komunën e Gjilanit nevoja për çerdhe është e madhe, ashtu sikurse në komunën e Rahovecit.
Ishte Smajl Latifi ai që tha se me 30 mijë euro mund të ndërtojë një çerdhe, teksa ishte aktivisti i shoqërsië civile Betim Zllanoga ai që tha se mund të ndërtohet një çerdhe me 20 mijë euro.
Por, në Gjilan, një çerdhe kushton hiç më pak se 400 mijë euro. Kështu së paku thuhet në një deklaratë nga nga Lutfi Haziri.
Në kuadër të vizitave që kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, po i bënë në terren, pas vizitës në sektorin e shëndetësisë, sot ka përcjellur nga afër punimet që janë duke u kryer në ndërtimin e çerdhes më të madhe dhe më modern në regjion, asaj në lagjen “Dardania”, me investim të përbashkët me USAID-in.
“Pas përfundimit të punimeve të parkut “Dardania”, jemi duke punuar në projektin tjetër me rëndësi të madhe me financim të përbashkët nga Komuna e Gjilanit dhe Qeveria Amerikane, përmes partnerit implementues USAID–Kosova, përmes programit Qeveria për Qeverinë. Sot jemi në inspektim të punimeve dhe në përcjellje të dinamikës së punëve, sepse jemi të interesuar, që të mos humbim fare kohë. Kjo është çerdhja më e madhe në regjion sa i përket hapësirës ku do të ketë edhe numrin më të madh të fëmijëve duke trajtuar moshën nga zero deri në gjashtë vjetë. Vlera e përgjithshme e projektit është 400 mijë euro dhe participimi është 50 për qind buxhet i Qeverisë Amerikane dhe 50 për qind buxhet i Komunës së Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.