Në Drenoc u shënua 19 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit sot u mbajt tubim gjithë popullor, për shënimin e 19vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Operative të Pashtrikut. Në këtë tubim u tha se dalja në skenë e UÇK-së është një kapitull i historisë me të cilin krenohemi, sepse kështu u bë hapi i madh drejt lirisë.

Isuf Gashi, banor i fshatit Drenoc dhe ish pjesëtar i njësitit 500-dëshi , kujton daljen Publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para 19 viteve, duke thënë se kjo ditë i’a ka kthyer dinjitetin kombit dhe popullit të gjunjëzuar me vite të tëra.

Kurse, Kryetari I Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ka thënë se sot në fshatin Drenoc, po e shënojmë 19 vjetorin e daljes për herë të parë në skenë të luftëtarëve tanë të Zonës Operative të Pashtrikut. Pashmangshëm kujtuam djemtë e ditëve të para të luftës për liri, heronjtë tanë: Feim e Bedrush Gashi, Mensur Zyberaj, Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi dhe shumë shok të tyre, që e deshtën Kosovën deri në vetëmohim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.