Nga muaji i ardhshëm pritet të funksionalizohet reparti i dializës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Lajmin e konfirmoi kandidatja për deputete pas një takimi të gjatë, por produktiv me drejtorin për shëndetësi, Munib Durguti.
Durguti priti mirë vizitën e Pista Demirit, ku edhe ia konfirmoi asaj funksionalizimin e dializës si lajmin më masiv për qytetarët e Rahovecit në këtë kohë.
Po ashtu, Durguti falënderoi Pista Demirin për vizitën dhe e komplimentoi për angazhimin drejt Fillimit të Ri dhe rikthimit të dinjitetit të mjekëve.
Pista Demiri premtoi ditë më parë se do të sigurohet që Fillimi i Ri të implementohet plotësisht, që do të thotë rritje e pagave 30% për shërbyesit publik, punësimin e të gjithë mjekëve dhe specializimin e tyre në Kosovë, duke mos lejuar largimin e tyre nga vendi.
/Rahoveci24/