Të enjtën fillon faza më e rëndësishme deri tash në histori të Rahovecit, ajo e playoffit të basketbollit për titull.
4 vjet më parë ish basketbollistë, basketbollistë e sportistë të tjerë, mbajtën një mbledhje me përfaqësues politik për ringjalljen e sporteve të shuara me iniciativë të Elvis Pistës, heroit të rahovecianëve.
Humanisti dhe politikani i shquar mori iniciativën për të përkrahur sportet, ku edhe ri-nisën aktivitetet e sporteve me klubin e basketbollit qe u ri organizua dhe garonte në Ligën e Parë, e ku të gjithë lojtarë ishin nga qyteti.
Sezonin e parë, ekipi arriti playoffin e Ligës së Parë, por nuk arriti Superligën, duke parë edhe vështirësitë financiare pas vrasjes së të ndjerit, ish kandidatit për deputet.
Pas atij sezoni, menaxheri i suksesshëm dhe eksperti financiar, Alban Rama, mori në drejtim klubin bashkë me Bekim Hoxhën, duke udhëhequr klubin së bashku me kryesinë e re drejt Superligës, përkundër shumë vështirësive financiare.
Askush nuk e kishte menduar para katër vitesh që nesër Rahoveci do të luaj në ndeshje playoffi për titull, si arritjen më të madhe sportive dhe që Rahoveci mund të shikohet në televizion kombëtar në KTV.
Me dekada është punuar për një sukses dhe merita për suksesin historik kanë sportistë e qytetarë me dekada të tëra.