Ministria e Transportit: Aprovuam variantin final të autostradës Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren

Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti.

Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt.

640x74

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili i hapë rrugë projektimit të detajuar.

Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan evropiane.

Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.​

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.