Ministri Shala në Rahovec, premton përfundimin e palestrës më 2017

Ministri i Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar komunën e Rahovecit dhe objektin e pafinalizuar të palestrës.

Shala e vizitoi objektin në dhjetor 2015, kurse që nga ajo kohë asgjë nuk është punuar dhe në këtë vizitë të dytë 10 muaj më vonë, Shala ka premtuar hapjen e procedurave tenderuese dhe që faza finale të përfundohet në pjesën e parë 2016!

Vizita e ministrit Shala në Rahovec vjen pas presionit enorm të qytetarëve dhe mediave lokale, ku u raportua për skandalin e ri-alokimit të mjeteve në bastionet e LDK-së, ndonëse tash duket se po realizohet premtimi i ministrit Avdullah Hoti, që palestra do përfundohet shumë shpejt!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.