Ministri Ferid Agani vizitoi Rahovecin, takoi kryetarin Vehapi

Sot, kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, ka pritur në takim z.Ferid Aganin, Ministër për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, në këtë takim u bisedua për projekte të cilat do të mbështeten nga kjo ministri.

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, falënderoi ministrin Agani, për ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e shtretërve të lumenjve “Dullo” dhe “Remnik”, investime këto që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit në Komunën e Rahovecit. Kryetari po ashtu kërkoj nga ministri Agani, mbështetjen edhe të projekteve të tjera siç janë projekti i lumit në fshatin Zoqishtë dhe projekti tjetër që ka të bëjë me ndërtimin e ndërtesës për banim social, projekt ky i cili ka filluar gjatë vitit 2015.

Nga ana e tij Ministri z. Ferid Agani, tha se janë ndarë mjetet financiare për rregullimin e shtratit të lumit “Dullo” dhe atij “Remnik”, dhe do të shikohet mundësia e përkrahjes edhe të projekteve të tjera të cilat janë në interes të të gjithë banorëve të Komunës së Rahovecit.

Për rregullimin e shtratit të lumit “Dullo” i cili kalon nëpër qytetin e Rahovecit për vitin 2016 janë ndarë 50 mi euro, kurse për ndërtimin e shtratit të lumit “Remnik”, i cili kalon nëpër fshatin Fortesë për vitin 2016 janë ndarë 34 mi euro.

Në takim u bisedua edhe për problemin e ujërave të zeza në Komunën e Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.