Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e rregullt ka dhënë dritën e gjelbërt për ngritjen e shtatores së heroit të kombit shqiptar, Sheh Myhedinit.
Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit z. Nahit Elshani, sot u mbajte mbledhja e radhës e Komiteti për Politik dhe Financa, në këtë mbledhjen u shqyrtuar realizimin i Buxhetit për vitin 2015 dhe pika të tjera të cilat ishin paraparë për tu diskutuar në këtë mbledhje.
Realizimin e Buxhetit për vitin 2015 e raportoi drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Lulzim Sylejmani, i cili tha se në bazë të kërkesave tuaja, raporti është kompletuar dhe unë ju jam mirënjohës për sugjerimet tuaja lidhur me kompletimin e raportit , raporti është një pasqyrë me informacione të bollshme dhe shumë transparent sa i përket shfrytëzimit të buxhetit për komunën e Rahovecit ne te gjitha kategoritë ekonomike.
Sipas drejtorit Sylejmani, planifikimi i të hyrave vetanake për vitin 2015 ka qenë 1,099,014.00 milion euro, dhe nga të hyra të rregullta, pa gjoba në trafik, kemi realizuar 803.158.00 mijë euro, ndërkaq me të hyrat e gjobave dhe të gjykatave kemi një realizim prej 969,286.64 mijë euro. Nuk është realizim i kënaqshëm në bazë të planifikimit, por megjithatë kemi arritur të realizojmë afro 90 % të planifikimit. Shfrytëzimi i buxhetit (shpenzimi) në të gjitha kategoritë është 96.40 % të buxhetit për vitin 2015.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Propozimi i kryetarit z. Idriz Vehapi, për inicimin e ngritjes së shtatores të heroit të Kosovës, Shejh Myhedin Shehut, të cilin propozim e arsyetoi drejtori i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi, Kujtim Q. Popaj, i cili thotë se shtatorja do të ngritët pranë rrugës ” Xhelal Hajda- Toni “, në një sipërfaqe prej 50 metra katror, pronë e Kuvendit komunal.
Këtë propozim të kryetarit Vehapi e përshëndetën anëtarët e KPF, Rasim Fazliu, Beatrisa Pista dhe Rexhep Oruqi, por edhe ata të opozitës, Fatmir Iska dhe Florije Boshnjaku.