Malinkov: Nëse vazhdojmë kështu, do të humbim nga të gjithë

Trajneri i Rahovecit, Ljupcho Malinkov, pas ndeshjes së humbur nga Trepça ka qenë i frustruar nga paraqitja e lojtarëve të tij në parket.

Ai nuk e komentoi fare lojën e kundërshtarit, derisa bëri të ditur që ekipi i tij nuk ka bërë thuajse asgjë për të treguar luftë për fitore.

640x74

“Luajmë basketboll dhe në çerek të parë hymë në bonus, në çerekt tjerë, as të dytin e as të tretin e katërtin nuk hymë në bonus! Luajmë basketboll dhe në çerekun e fundit bëjmë vetëm një faul! Kjo nuk është basketboll, nuk është serioze. Nuk kemi luftuar. Sa i përket pjesës tjetër të sezonit nëse vazhdojmë kështu, nuk do të arrijmë fitore në asnjë ndeshje,” ka thënë ndër të tjera trajneri maqedonas i vreshtarëve pas ndeshjes.

Rahoveci u mposht nga Trepça në përballjen e djeshme në kuadër të çerekfinales së Final 8 të Kupës së Kosovës që po organizohet në Pejë.

Me këtë, Rahoveci u eliminua nga Kupa, ndërsa tash do të duhet t’i konsolidojë radhët për të arritur rezultate gjatë pjesës së mbetur të stinorit.

Vreshtarët janë të parafundit në renditjen tabelare të Superligës. Ndërsa në Ligën Unike janë të gjashtit në renditje prej tetë pjesëmarrësve në total aty.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.