Kandidati për Kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se kandidati i PDK-së, Idriz Vehapi dhe ai i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, kanë ndryshuar fjalët për buxhetin në bujqësi.
“Përderisa në debatin e parë, ata e kanë përqeshur zotimin e kandidatit të AAK-së, Smajl Latifi, se buxhetin për bujqësi do ta bëjë 1 milionë euro, ata tani thonë ndryshe. Tani ata thonë se ky buxhet mund të shkojë edhe në 2 milionë euro”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Latifi.
Latifi kishte premtuar se buxheti për bujqësi do të rritej në një milion euro, gjë që ai thotë se oponentët e tij politikë e kishin quajtur qesharake.