Latifi premton 1 milion për bujqësinë, Vehapi i quan qesharake (Video)

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka premtuar 1 milion euro buxhet në mandatin e tij qeverisës për sektorin e bujqësisë.

Kjo pasi sipas tij, kryetari paraprak nuk arriti të mbaj zotimin e tij pasi nuk vendosi prioritet bujqësinë, prej të cilit sektor, sipas Latifit, arrihet zvogëlimi i papunësisë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq qesharake këtë premtim e ka quajtur kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Idriz Vehapi, pasi ka thënë se buxheti i përgjithshëm për bujqësinë deri tani ka shifrën milionëshe.

Për më shumë ja pamjet e publikuara më poshtë, nga momenti i replikimit të kandidatëve për Rahovecin, në Magazina Lokale në Klan Kosova.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.