Latifi e ministri Aliu nënshkruajnë marrëveshje shtesë për rregullimin e shtretërve të lumenjve

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi sot, bashkë me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar një aneks memorandum mirëkuptimi, për vazhdimin e bashkëfinancimit të projektit: “Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe”.

Sipas Latifit, me anë të kësaj marrëveshjeje, MMPHI, për këtë vit do të sigurojë mjete në vlerë 60,000 € për realizimin e këtij projekti.

640x74

“Poashtu, diskutuam për nevojën e bashkëpunimit në projekte të tjera në interes të qytetarëve të komunës së Rahovecit, e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Falënderoj Ministrin Aliu, për këtë marrëveshje dhe investimet e Ministrisë në Komunën e Rahovecit!”, ka shkruar Latifi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.