Qendra e re e KB Rahovecit, Kyle Sovine, ndihet krenar që është pjesë e klubit të Rahovecit.
Ai në një prononcim për Rahoveci24 ka treguar se si ndihet në qytet.
Sipas tij njerëzit janë të ngrohtë dhe tashmë ai po adaptohet.
“Unë ndihem mirë për aventurën e re të KB Rahoveci. Ka qenë ëndërr e imja q ëtë luaj basketboll që nga fëmijëria. Unë mezi pres që të luaj në parket me ekipin tim dhe të fitoj ndeshje”.
“Stërvitjet janë të mira. Stërvitjet janë pak më ndryshe këtu se në Amerikë. Disa aksione janë ndryshe, por në princip janë të njëjta. Ne kemi grup të mirë të djemve në ekipin tonë. Jam i ngazëllyer që po startojmë sezonin. Do të jetë një vit shumë i mirë”.
“Qyteti është i mrekullueshëm, kurrë në jetë s’kam parë qytet si Rahoveci. Njerëzit janë shumë miqësor dhe të ndihmojnë. Unë po filloj të bëhem më familjar me të gjithë”.
“Synimet janë të njejta sikurse në secilin ekip dhe ne do të luftojmë për titull dhe të shkojmë në playoff. Unë do të bëj gjithçka për të fituar, që të bëj pikë dhe të kap sa më shumë topa për bashklojtarët”.
“Mezi pres t’I shoh të gjithë tifozët dhe qytetin duke na përkrahur në ndeshjet tona. Let’s go Rahoveci, #ForTheCity”, u shpreh Sovine.
/Rahoveci24/