Ky është personi i vrarë sot në Xërxë të Rahovecit (Foto)

Personi i cili mbeti i vrarë sot në fshatin Xërxë të Rahovecit, mësohet se është 50 vjeçari Nuredin Kastrati.

Kastrati ishte pronar i kompanisë së autobusëve “Mendi”, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës dyshon se vrasja është kryer nga shtetasi T.Z, pronar i kompanisë “Jupa”, i cili po ashtu merret transport udhtarësh.

Të dhënat e para të policisë rajonale të Rahovecit bënë të ditur se Nuredin Kastrati ishte nga një fshat i Rahovecit dhe jetonte në Prizren.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje por policia ka deklaruar se në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy vetura të cilat e kanë përcjell njëra tjetrën.

Komandati i stacionit policor të Rahovecit, Osman Ismajli ka thënë për Indeksonline se ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 të ditës së sotme dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore së bashku me dy prokurorë të rastit./Indeksonline/Rahoveci24/
image

imageimage

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.