Kuvendi Komunal i Rahovecit, aprovon vendimin për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponin e mbeturinave inerte nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore

Gjatë ditës së mërkurë, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në këtë mbledhje të organit më të lartë legjislativ në Rahovec, të kryesuar nga kryesuesi Afrim Dina dhe në prani të Kuvendarëve të Kuvendit, Kryetarit Smajl Latifi, drejtor të Drejtorive Komunale, monitorues nga OSBE dhe LMT.

Pas diskutimeve nga kuvendarët në këtë mbledhje u aprovuan këto pika: Vendimi për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponin e mbeturinave inerte nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore, Vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në fshatin Ratkoc, Vendimi për destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore (Stone Castle), Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në Rahovec, parcela 03709-0,03710-0, Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në fshatin Çifllak, parcela 00217-1, Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në fshatin Çifllak, parcela 00217-2, Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në Rahovec-Remnik, parcela 03818-0,03870-0,03871-0,03819-0, Vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacionit dhe dhënia në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme Komunale, Vendimit për formimin e Komisionit ad-hoc për zgjedhjet e Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.

640x74

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe këto pika: Raporti i Auditimit të Brendshëm për Drejtorinë për Punë Inspektuese, Informatë rreth sigurisë në shkolla të Komunës së Rahovecit dhe Informatë rreth ecurisë së hartimit të PZHK-së.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/, mund ti gjeni procesverbalet , ndërsa në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/, mund ti gjeni video incizimet e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.