Kushtet skajshmërisht të tmerrshme në stadiumin e fshatit Ratkoc ku vepron klubi KF Ratkoci, kanë bërë që të reagohet deri në instanca më të larta për përmirësimin e kushteve.
Pak kohë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA është precizuar se duhet të krijohen kushte për zhvillimin e aktiviteve futbollistike.
Mirëpo, gjithçka pos kushteve sportive ka në fshatin Ratkoc, ku nuk ka as kushte më të vogla dhe futbollistët luajnë në gjendje të tmerrshme, pa zhveshtore dhe pa asgjë tjetër njerëzore.
Për këtë arsye, 350 mijë euro janë ndarë për ndërtimin e stadiumit në këtë fshat, ku edhe do të mund të zhvilloheshin aktivitetet sportive.
150 mijë euro të tjera janë ndarë për renovimin e stadiumit të Rahovecit në Rahovec. /Rahoveci24/