Kryetari Vehapi priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani (Foto)

Sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, priti në takim ministrin e Shëndetësisë z. Imet Rrahmani, në takim i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale z. Munib Durguti.

Kryetari Vehapi, falënderoi ministrin Rrahmani , për vizitën e bërë sot në Komunën e Rahovecit dhe për mbështetjen të cilin po e jep ministria në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu kryetari e informoi ministrin për mungesën e stafit të mjekëve në QKMF dhe në AMF të cilët janë në Komunën e Rahovecit. Kurse sa u për parandalimit të epidemisë së Etheve Hemoragjike kryetari Vehapi tha se kemi marrë masa në lidhje me parandalimin e Etheve Hemorragjike dhe jemi duke bërë në vazhdimësi aktivitete që të parandalohet me kohë rreziqet të cilat vijnë nga Ethet Hemorragjike.

Ministri Rrahmani, shprehi përkrahjen e drejtpërdrejt të MSh-së për të fuqizuar aktivitetet me qëllim të zbatimit të masave kundër Etheve-Hemorragjike, duke theksuar se secili institucion do të zbatojë masat e parapara brenda planit operativ, kurse sa i përket MSh-së, ajo do të zbatojë aktivitetet e edukimit dhe vetëdijesimit përmes IKSHP-së, duke ofruar gjithashtu edhe shërbimet shëndetësore për rastet eventuale.

Gjithashtu ministri Rrahmani, premtoj mbështetjen në rregullimin e repartit të dializës, repart ky filluar së rregulluari nga ana e komunës me buxhetin e saj dhe ky repart do të jetë në objektin e QKMF-së “Fahredin Hoti”, premtim tjetër nga ana e ministrit ishte edhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e numrit të mjekëve.

Munib Durguti, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Rahovecit tha se janë zbatuar të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga Ethet Hemoragjike dhe janë spërkatur vendet ku janë evidentuar si zona të rrezikshme. Sipas drejtorit Durguti për ti evituar rreziqet nga Ethet Hemorragjike janë repeluar kafshët nëpër ferma të fermerëve në gjithë Komunën, ku efekti i kësaj ka rezultuar si shumë pozitiv pasi që ka rënë në masë të madhe numri i të pickuarve nga rriqrat.

Pas përfundimit të takimit në zyrën e kryetarit , kryetari Vehapi, ministri Rrahmani dhe zyrtar nga MSh-ja, bënë vizitë në QKMF-në “Fahredin Hoti” dhe pjesës ku është paraparë që të rregullohet reparti dializës. Nga drejtori Shemsedin Popaj, u informuan për ecurinë e punëve në këtë projekt të rëndësishëm për pacientët të cilët janë në dializë.

Poashtu nga ky takim u bë thirrje popullatës që të rrisin kujdesin, të përcjellin këshillat e autoriteteve lokale dhe qendore me qëllim të fuqizimit të masave parandaluese, ndërkohë që autoritetet do ta bëjnë punën e tyre sipas Planit operativ strategjik, me qëllim që përgjigja ndaj rasteve eventuale të jetë sa më adekuate. /Rahoveci24/
vehapi 1

vehapi 2

vehapi 3

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.