Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar punimet që po zhvillohen në Konak, vendi i mirënjohur nga festivali HardhFest, i cili tash do të shndërrohet në treg të rrushit për vreshtarë.
Tregu i rrushit për vreshtarë do të finalizohet në vitin 2017 dhe faza e parë e punimeve tashmë ka nisur.
Këto punime i ka inspektuar personalisht kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili si i specializuar në fushën e agrokulturës e ka vlerësuar këtë projekt si ndryshues dhe pozitiv për frytin magjik që kultivohet në komunën e Rahovecit.
“Sot, vizituam punimet per ndertimin e Tregut per Shitjen e Rrushit, investim i perbashket i Komunes se Rahovecit dhe Ministrise se Bujqesise.
Nevojen per kete treg, e kane shprehur vreshtaret ne te gjitha takimet, qe kemi realizuar bashke me ministrin Memli Krasniqi, te cilin e falenderoj shume per gadishmerine, qe ka treguar, per t’na dalur ne ndihme. Tregu, do mundesoj kushte me te mira per tregetimin e ketij fryti magjik, me te cilin identifikohet Komuna e Rahovecit dhe qytetaret e saj!”, u shpreh kryetari ne një postim ne Facebook.
Vehapi ishte ndër iniciatorët dhe përkrahësit më të mëdhenj të HardhFestit, brendit që ndryshoi konceptin e festivalit të rrushit, duke realizuar tash edhe tregun për vreshtarë e njëkohësisht edhe infrastuktrukturën ideale për festivalin e rrushit. /Telegrafi/