Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka vizituar fshatin Opterushë, ku ka parë nga afër, punimet të cilat janë duke u realizuar në ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit”.
Nxënësit e kësaj shkolle pritet që në shtator të këtij viti t`i vijojnë mësimet në objektin e ri.
Vehapi, gjatë vizitës së bërë tha se ndjehet i kënaqur me punimet e bëra në fazën e fundit.
Ndërsa, drejtori i kësaj shkolle Skender Krasniqi, falënderoi kryetarin Vehapi për ndërtimin e objektit të ri, pasi që objekti i tanishëm ku janë duke i vijuar mësimet nxënësit është mjaftë i vjetër.
“Me ndërtimin e objektit të ri, do të ju ofrohen kushte më të mira nxënëseve dhe mësimdhënëseve të kësaj shkolle”, tha Krasniqi.
Ndërtimi i objektit të ri të ShFMU “Lidhja e Prizrenit”, u financua nga buxheti i Komunës së Rahovecit dhe do t`i kushtojë 661, 426.37 euro