Me datë 29.9.2016k, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Sllavisha Kollashinac, shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit.
Veprës penale për të cilën është dënuar Sllavisha Kollashinac, është Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.
Deri të nënshkrimi i këtij vendimi nga ana e kryetarit Vehapi, ka ardhur pas pranimit të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PARKR.nr. 371/2016 është vërtetuar se nëpunësi Sllavisha Kollashinac, ka kryer vepër penale sipas nenit 235 paragrafi .1 pika 1.1 e KPRK-së për të cilat është shpallur fajtorë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3(tri)viteve.
Sipas nenit 9, paragrafi 2, pika 4 e Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës Nr.03/L-149, parashihet se marrëdhënia e punës së nëpunësit civil përfundon me “Dënimin nga një gjykatë penale me vendim të formës së presë për mbajtjen e burgut efektiv për gjashtë (6) muaj e me tepër”. /Rahoveci24/