Kryetari Idriz Vehapi ka bërë ndryshme ne tre drejtori

Krytari Vehapi sot bëri disa ndryshime në tre drejtora të drejtoratit të komunës së Rahovecit, arsyet ende mbeten të pa ditura.

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimet për ndërrimin e drejtorive të drejtorive Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Inspeksion dhe Lulzim Hasku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi.

Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryetari Vehapi , nga sot, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike do të jetë Muhamet Behra, ndërsa drejtor i drejtorisë për Inspeksion do të jetë Lulzim Hasku dhe Feim Fetoshi do të jetë drejtor i Drejtorisë për Bujqësi./Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.