Kryetari i vreshtarëve me paralajmërimin e fundit për Smajl Latifin: Nëse nuk deklarohet, do të ketë protesta

Keshilli per Autostraden kerkon nga Kuvendi Komunal dhe dega e AAK-se Rahovec, te distancohet nga veprimet e fundit trbKrytarit Smajl Latifi.

Edhe pse Ministri Lekaj dhe kryetari Smajl Latifi ne menyre tinezare kane shtyer procesin e autostrades qe te arrije para aktit te kryer, banoret e Rahovecit qe kundershtojne kete variant jane bashkuar edhe me shume keto dy ditet e fundit, ku vetem ne qytetin e Rahovecit jane mbledhur mbi 6000 nenshkrime pa u perfshire fshatrat perreth kesaj Komune.

‘’Kemi nje mobilizim nga te gjitha pjeset e Komunes se Rahovecit, te gjithe po na bashkohen kesaj iniciative te drejte. Ne do te kerkojme sa me shume nenshkrime, ku me pas do te vazhdojme me protesta dhe nga aty do ta dergojme qeshtjen ne Kuvend te Kosoves. Jemi te organizuar dhe do t’i mbrojme deri ne fund interesat tona”, ishte deklarata e leshuar per media nga Keshilli per Autostraden.

“Komuna e Rahovecit eshte njera prej komunave qe ka pesuar me se shumti gjate luftees se fundit ne Kosove, historia dhe kultura e kesaj komune ka filluar shekuj me pare, por ne keto 30 vitet e fundit Komuna e Rahovecit, perfshire fshatrat perreth kane veshtiresi per te mbijetuar, ndersa me kete veprim ne do te mbetemi nje pjese pa perspektive’’, thekson Keshilli per Autostraden.

Habib Dina, kryetari I Vreshtareve te Rahovecit dhe anetar I AAK-se ne Rahovec deklaroi: Une jam vet pjese e struktures se Aleances per Ardhmerine e Kosoves, veprimet e fundit te kryetarit Latifi jane shqetesuese, keto nuk jane parime te AAK-se. Ne gjithmone mbrojme interesa te vendit qe udheheqim dhe respektojme voten qe na kane besuar votuesit, por nuk e kuptoj perse keto levizje I ben Kryetari, nuk kuptoj pse demton edhe reputacionin e deges se AAK-se ne Rahovec”.

Rahoveci ka qene gjithmone pike e forte e Aleances per Ardhmerin e Kosoves, nuk e di pse dega ne Rahovec nuk del ne mbrojtje te popullates se kesaj ane.
Keshilli deklaron se nuk do te lejoj qe te demtohet me shume kjo komune, nuk do lejojme qe disa persona per perfitime te tyre personale te vendosin fatin e Rahovecit. Kryetari Latifi e ka kuptuar qe me kete vendim ka humbur besimin e Komunes se Rahovecit, dhe tani mundohet qe per kete qeshtje t’i ve fajin Ministrise se Infrastruktures.
Keshilli per Autostraden i ben apel Kuvendit Komunal ne Rahovec, dega e AAK, dhe te gjithe punojnesit qe te distancohen nga veprimet e Kryetarit Latifi, te na bashkohen inciatives sone, pasi veprimet e Krytarit Latifi jane kunder ketij populli dhe kesaj komune pasi do ta shkaterrojne kete vend pergjithmone”.

“Ne, nga dita e Hene do t’i dergojme ftese zyrtare te gjithe subjekteve politike , Ambasadave, OJQ-ve, Organizatave te dalura nga Lufta , kompanite private, klerik fetar, qe t’i bashkohen incitives sone dhe ta ndalin kete krim qe do t’i behet Kosoves”.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.