Kryetari është mirë dhe në shtëpi, të hënën kthehet në punë

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vehapi pësoi aksident afër pompës Teuta – T në dalje të Rahovecit me veturën e tij zyrtare të tipit Mercedes.

Kryetari mori lëndime të lehta trupore, ku me urgjencë nga vendi i ngjarjes u dërgua me ndihmën e shpejtë në QKUK, konfirmoi më herët Policia e Kosovës.

Megjithatë, Rahoveci24 mëson nga burimet e sigurta se kryetari Vehapi është kuruar menjëherë duke marrë tretmanin e nevojshëm, ku më pas është kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Zatriq pranë gjirit familjar.

Kryetari Vehapi sipas burimeve të sigurta është në gjendje të mirë dhe po pushon, teksa ai po refuzon të marrë pushim shëndetësor dhe qysh të hënën do të shfaqet në vendin e punës.

I dëshirojmë shërim të shpejt kryetarit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.