Kryesia kryeneçe e KB Rahovecit, ka konfirmuar edhe një herë injorimin që po u bënë qytetarëve të Rahovecit, tifozëve të klubit dhe vet kryetarit të komunës Idriz Vehapi, duke mos kthyer Valentin Spaqin dhe duke emëruar trajnerin e ri.
Rahoveci24 mëson se trajneri i ri i KB Rahovecit është Jeton Nixha, ish-trajner i Vëllaznimit.
Kryesia e KB Rahovecit përkundër reagimeve të shumta që kërkuan me shumë të drejt mos largimin e Valentin Spaqit, u nxitua duke finalizuar marrëveshjen me Jeton Nixhën, me të cilin klubi është në negociata prej kohësh.
Klubi pritet të konfirmojë zyrtarisht të hënën transferimin, bashkë me kontratën e re të nënshkruar nga një prej sponsorëve kryesorë, duke tentuar kështu të arsyetojë lëvizjet e reja dhe të ulë presionin qytetar për kthimin e Valentin Spaqit.
Ky gabim me fatalitet nga kryesia e KB Rahovecit ka zanafillën qysh disa muaj më parë, ku Rahoveci24 do t’iu sjellë shumë shpejt storiet ekskluzive për të gjitha ngjarjet kontarverse që kanë shpjerë në largimin e Spaqit dhe emërimin e Nixhës.
Emërimi i Nixhës është skandaloz dhe fatal për basketbollin e Rahovecit, ku ekipi tash do të kalojë në një fazë të rindërtimit, me disa prej lojtarëve kyç që pritet të largohen në edicionin e superligës, teksa lojtarët rahovecianë nuk do të jenë prioritet, ashtu siç ishin nën drejtimin e Spaqit.
Rindërtimet dhe tranzicionet marrin kohë në basketboll dhe pikëriosht kur kemi pasur stabilitetin me Valentin Spaqin, kryesia e klubit vendosi për rindërtim të rrezikshëm i cili mund të rezultojë me rënie nga Superliga, pa asnjë lloj nevoje për interesa kryekëput personale.
Së shpejti do të publikohen detajet tjera nga vendimet skandaloze dhe fatale për basketbollin e Rahovecit nga kryesia e KB Rahovecit.