Krendali: Do ta shpëtojmë klubin nga rënia prej ligës

Mbrojtësi ikonik i KF Rahovecit, Bajram Krendali, ka deklaruar pas ndeshjes në Koretin se ekipi do të sigurojë mbijetesën.

2-2 përfundoi takimi i zhvilluar në Koretin nga skuadrës që synon hyrjen në Superligë.

Pika e madhe e cila u sigurua e bëri të lumtur Krendalin i cili për Rahoveci24 u shpreh i entuziazmuar.

“Ishte pikë shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari të vështirë. Tash na mbetet ta bëjmë punën tonë në shtëpi dhe të mos lejojmë të na ikë asnjë pikë. Mbijetesën e kemi në duart tona dhe këtë do ta arrijmë. Na nevojitet mbështetja e tifozëve”, u shpreh Krendali në rrjetin social Facebook.

Rahoveci ka 27 pikë në vendin e 13-të, tri pikë më pak se 2 Korriku që është në vendin e 12-të e që siguron mbijetesën direkt pa barazh. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.