Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga VV, Visar Korenica, ka bërë një reagim të fuqishëm pas informacioneve se po planifikohet të anulohet tenderi për fazën e tretë të ndërtimit të palestrës sportive në Rahovec.
Korenica pas raportimit të Rahoveci24 ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai thotë se qytetarët nuk meritojnë një papërgjegjësi të tillë nga qeverisja lokale, e cila ka mekanizma me të cilat ka mundur të çojë në përfundim këtë projekt, pavarësisht se ishte projekti i ministrisë së kulturës.
Korenica e quan këtë një lojë me vendin ku duhen zhvilluar lojërat sportive.
Madje, ai e quan edhe sinonim të papërgjegjësisë objektin dhe më 22 tetor do t’i jepet fund kësaj gjëje që nuk e meritojnë qytetarët.
Postimi i Visarit në Facebook: