Korenica: Pësuam dy gola të lehtë, mësojmë nga gabimet dhe shohim përpara 

Meriton Korenica ishte autori i golit të dytë të Ballkanit, në transfertën ndaj Slavias së Pragës, ndërsa pas ndeshjes mesfushori i kampionëve të Kosovës foli për mikrofonin e SuperSport, ku deklaroi se kundërshtari ishte shumë i fortë.

Futbollisti pranoi gjithashtu se Ballkani i kishte mundësitë për të marrë qoftë edhe një pikë në këtë transfertë, nëse nuk do të kishte pësuar dy gola shumë të lehët në pjesën e parë.

“Është për të ardhur keq, megjithatë edhe kundërshtari ka merita, pasi ka dominuar gjithë lojën. Ne e dënuam dy herë me kundërsulme dhe aksione shumë të mira, megjithatë duhet të marrim mësime nga kjo ndeshje dhe të shohim përpara. Ne bëmë më të mirën e mundshme, duke ditur forcën e kundërshtarit, megjithatë në pjesën e parë pësuam dy gola të lehtë, ndaj duhet të mësojmë nga gabimet. Çdo ndeshje që luajmë në Europë, mësojmë shumë dhe fitojmë besim, pasi provojmë të luajmë futboll dhe t’u afrohemi sadopak”, u shpreh Korenica.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.