Kandidati i VV-së, Visar Korenica, e ka goditur ashpër kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi për keqpërdorimet e tij në mandatin e kaluar qeverisës.
Sipas Korenicës, Latifi s’ka të drejt të flasë për projekte dhe menaxhim të mirë të buxhetit.
Korenica përmend shpenzimet në naftë, ku sipas tij Latifi shpenzoi 780 euro në ditë, dhe 200 mijë euro në vit për naftë.
Sipas kandidatit të VV-së, është e pamundur që për një vit të harxohen 200 mijë euro andaj sipas tij kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, në mandatin e tij qeverisës ka keqpërdorë mjete me naftë duke lënë edhe borxhe të mëdha.