Klinika për Ndihmë Juridike Falas edhe në Rahovec, në shërbim të qytetarëve për dy muajt e ardhshëm

Sot, në hapësirën e Komunës së Rahovecit, është vendos Klinika Mobile për Ndihmë Juridike Falas, e cila për dy muajt e ardhshëm do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Rahovecit, që e kanë të pamundur t’i përballojnë shpenzimet juridike për raste të ndryshme gjyqësore apo juridike.

Kryetari i Komuëns së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ndërkaq, duke vlerësuar kërkesat dhe nevojat gjatë këtyre dy muajve të ardhshëm, synim mbetet vendosja e saj e përhershme brenda objektit të Komunës së Rahovecit.

“Ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë që t’i shfrytëzojnë këto shërbime. Faleminderit drejtoreshës ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi, e cila u angazhua për jetësimin e këtij projekti edhe në komunën tonë!”, ka shkruar në fund Kryetari Latifi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.