Kjo është e vërteta për babain rahovecian që ngujoi fëmijët e tij

Dje është raportuar në media se policia ka arrestuar një person nga Rahoveci, i cili i kishte mbyllur dy fëmijët e tij të mitur në një dhomë me kushte të mjerueshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti, dy fëmijët e tij të mitur i ka mbyllur në një dhomë në gjendje të mjerueshme dhe, duke mos i lënë të dalin. Fëmijët janë marre nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, e më pas, janë dërguar tek e ëma, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhej dje në raportin e policisë. Lajmi net ka mësuar detaje në lidhje me rastin.

Fillimisht, rastin në polici e ka paraqitur drejtoresha e shkollës fillore “Bekim Sylka” në Rahovec, Beatrisa Pista-Demiri, pasi kishte kuptuar se 2 nxënësit kanë munguar 10 ditë në shkollë.
Siç mëson lajmi net, i dyshuari është i diagnostikuar me probleme mentale.Mes tjerash, ai edhe në të kaluarën ka pasur raste të ndryshme në polici dhe i ka përsëritur ato disa herë.

I dyshuari që e ka bërë këtë vepër është i ndarë nga gruaja dhe nuk bashkëjeton me të.Dje, me vendim të gjykatës, ai e ka humbur zotësinë e veprimit mbi fëmijët dhe, tani ata janë nën përkujdesjen e nënës.Megjithatë, edhe nëna, e cila jeton me prindërit e saj, jeton në kushte të rënda financiare. /lajmi/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.