KF Rahoveri me grupmoshat e reja po e bën krenar qytetin e Rahovecit në Norëay Cup që po mbahet në Norvegji.
Turneu me qindra ekipe nga mbarë bota e sheh KF Rahoverin pjesëmarrës në këtë turne e duke parë talentin e djemve tanë, si favorit në shumë ndeshje.
Ndeshja e parë u fitua ndaj Torridal me rezultat 4-0, ku ekipi norvegjez nuk pati gjasa me 2 golat e Astrit Mazrekut, një gol të Haxhi Sadës dhe Egzon Shtavicës që përcaktuan këtë duel.
Dueli i dytë në këtë garë për KF Rahoverin u zhvillua ndaj ekipit International, një ekip me shumë kualitet.
Ndeshja përfundoi me barazim 1-1, përkundër dominimit të madh të ekipit tonë në këtë takim ku edhe meritoi fitoren, por që rezultati në fund nuk ishte në anën e djemve tanë, mësojnë burimet e Rahoveci24.
KF Rahoveri do të vazhdojë me ndeshjet e radhës në Norvegji, ku Rahoveci24 do t’iu raportojë me zhvillimet që atje ndodhin. /Rahoveci24/