Djemt e KF Rahoverit kanë bërë krenarë gjithë Rahovecin duke u kualifikuar në 1/8-ën e finales së Norway Cup, turneut ndërkombëtar me klubet më të mira për të rinj nga anë e mbanë bota.
KF Rahoveri në ndeshjen e fundit u përball me Hovding TIL, skuadrën norvegjeze që djemt tanë e mposhtën me rezultat 7-2, një fitore tejet e thellë kjo.
Me dy fitore dhe një barazim, KF Rahoveri me shtatë pikë nga vendi i parë shkon në 1/8-ën e finales dhe do të takohet me vendin e dytë të Grupit 5.
KF Rahoveri është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe indikacioni kryesor për këtë është edhe golaverazhi fenomenal prej 12 golash të pranuar dhe vetëm tri të pësuar nga super portieri Dani Hoxha, i cili nuk lejoi në asnjë ndeshje befasi.
Kështu, presim mrekulli të tjera nga djemt tanë të cilët po shkëlqejnë dhe po na bëjnë krenarë në këtë turne…