KF Rahoveci të shtunën “o jetë, o vdekje” ndaj Deçanit, krejt në stadium

KF Rahoveci do ta zhvillojë ndeshjen kryesore të sezonit të shtunën ndaj Deçanit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 dhe është e domosdoshme të jenë prezent të gjithë qytetarët dhe tifozët.

Kjo pasi që Deçani gjendet po ashtu në fundin e tabelës dhe po lufton për mbijetesë.

Rahoveci duhet ta mposhtë rivalin direkt për mbijetesë nëse mendon të mos bie nga kampionati.

Për këtë sfidë trajneri Fadil Vuçitërna ka në dispozicion të gjithë lojtarët. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.