KF Rahoveci, nga ora 13:00 miqësore ndaj klubit norvegjez, Fortuna Oslo

KF Rahoveci do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare me Fortuna Oslon në stadiumin e qytetit të Rahovecit nga ora 13:00.

Ekipi nga divizioni i katërt norvegjez vjen në Kosovë për një vizitë dhe për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Ky duel është mundësuar nga Haziz Aasen, një shqiptar që jeton në Norvegji, i cili edhe ka ndihmuar vazhdimisht KF Rahovecin dhe futbollin kosovar.

Tifozët me mundësi të pranisë në këtë ndeshje, do të nderonin edhe ekipin mysafir i cili ka bërë katër mijë kilometra për këtë ndeshje nga fjordet norvegjeze. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.